Gjirokastra bosh këtë dimër, bie turizmi. Bizneset përballen me vështirësi
Turizmi në Gjirokastër ka shënuar një rënie gjatë dy viteve të fundit, duke krijuar vështirësi për strukturat hoteliere dhe bizneset turistike në zonë.
Sipas operatorëve, fluksi i vizitorëve është i përqendruar kryesisht në grupe të organizuara, ndërsa gjatë sezonit të dimrit hotelet mbeten pothuajse të bosh.
Aristotel Petro, një prej operatorëve të industrisë, thotë se kjo situatë ka sjellë probleme financiare të theksuara, pasi bizneset duhet të përballojnë detyrime të vazhdueshme pavarësisht mungesës së klientëve.
Një sfidë tjetër mbetet mbajtja e stafit, pasi mungesa e turistëve e bën të vështirë garantimin e punësimit të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit.
Bizneset paralajmërojnë se renia e turizmit po ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e strukturave hoteliere në Gjirokastër, duke ngritur shqetësime për të ardhmen e sektorit, sidomos jashtë sezonit veror.
Ekspertët nënvizojnë se për të rikthyer stabilitetin, duhet një strategji zhvillimi dhe promovimi i turizmit jashtë sezonit, për të siguruar fluks më të qëndrueshëm vizitorësh gjatë gjithë vitit.