Dule thumbon Ramën: E ke lënë minoritetin në mëshirë të zjarreve, apo është ...

Prej disa ditësh Shqipëria është e pushtuar nga zjarri, nga jugu në veri. Lidhur me këtë situatë të rëndë ka reaguar edhe kreu i Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Më anë të një statusi në rrjete sociale Dule thekson se bashkitë e Dropullit dhe Finiqit, përveç zjarreve prej një jave janë lënë pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Ndërsa ka thumbuar Ramën se lënia në mëshirë e minoritetit mund të jetë ndonjë plan i mirëmenduar në këto ditë festash.

“Prej një jave Bashkitë Dropull dhe Finiq në mëshirën e zjarreve. Ndërprerjet e energjisë elektrike shumë orëshe. Uji i pijshëm me pikatore. Thjesht pasojë e mungesës totale kapacitetesh, apo politika të mbrapshta të mirëmenduara ndaj pjesëtarëve të minoritetit këto ditë festash?” thotë Dule.