Aksident në aksin Tiranë-Durrës, automjeti përplaset me një motoçikletë pranë Shkozetit
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Durrës, ku një automjet është përplasur me një motocikletë. Aksidenti ndodhi pranë mbikalimit të Shkozetit.
Pas përplasjes me mjetin e tipit Volkswagen Golf, motori ka përfunduar jashtë rruge.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i motocikletës është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.