Truri, kanceri dhe misteri i Alzheimerit: Cila është lidhja mes tyre
Në vitet e fundit, shkencëtarëve u kanë lindur dyshimet: Mos ndoshta Alzheimeri nuk është thjesht një sëmundje e trurit?
Deri më tani, Alzheimeri është parë si sëmundje e trurit. Karakteristikat kryesore janë grumbullimi i proteinave që krijojnë pllakëzat amyloid dhe nyjet tau, të cilat çojnë në vdekjen e neuroneve, humbje të memories apo ndryshime në humor.
Por një fenomen i çuditshëm ka tërhequr vëmendjen e studiuesve për dekada: pacientët me kancer duket se kanë një rrezik më të ulët për të zhvilluar Alzheimer, ndërsa pacientët me Alzheimer shpesh nuk preken nga kanceri. Kjo është konfirmuar nga disa studime epidemiologjike, por arsyeja mbeti e paqartë.
Një studim i fundit, zbuloi një mekanizëm të mundshëm: një rrugë biologjike e përbashkët mes kancerit dhe Alzheimerit.
“Kanceri dhe Alzheimeri ndodhen në anët e kundërta të disa proceseve bazë biologjike”, shpjegon Jordan Weiss, studiues në NYU Grossman School of Medicine. “Gjithçka e tepërt të shtyn drejt një sëmundjeje, gjithçka e pamjaftueshme të shtyn drejt tjetrës.”
Roli i sistemit imunitar
Proceset biologjike të përbashkëta lidhen me sistemimin e imunitetit dhe mënyrën se si trupi pastron proteinat për të mos u grumbulluar. Studimi i ri sugjeron se sistemi imunitar mund të ketë një rol më të madh te Alzheimer sesa mendohej më parë.
Një sistem imunitar tepër aktiv mund të shkatërrojë neuronet, duke luajtur rol kyç te sëmundja.
Një sistem imunitar joaktiv mund të lejojë që qelizat kancerogjene të mbijetojnë
Pastrimi i proteinave në mënyrë të tepërt mund të shkatërrojë proteinat e dobishme
Studime që konfirmojnë lidhjen
Një studim i vitit 2012 tregoi se mbijetuesit e kancerit kishin një rrezik më të ulët për Alzheimer, dhe personat me Alzheimer kishin më pak mundësi të diagnostikoheshin me kancer.
Një studim i vitit 2024 me mbi 3 milion njerëz zbuloi se ata që i mbijetuan kancerit kishin 25% rrezik më të ulët për demencë.
Një studim i vitit 2025 zbuloi se një faktor rreziku për Alzheimerin, APOE, lidhej me rrezik më të ulët për kancer.
Një teori e hershme thotë se trajtimi i kancerit mund të ndihmojë në parandalimin e Alzheimerit, për shkak të ndikimit të tij mbi sistemin imunitar. Por studimi i ri sugjeron se lidhja mund të vijë nga përputhshmëria biologjike mes dy sëmundjeve dhe interaksioni me sistemin imunitar.
Një molekulë që mund të shpjegojë lidhjen
Në një eksperiment me minj, studiuesit transplantuan qeliza kanceroze njerëzore tek modele të Alzheimerit. Rezultati: minjtë me qeliza kanceroze nuk zhvilluan Alzheimer.
Zbulimi lidhet me një molekulë të quajtur cystatin C, që rregullon sistemin imunitar dhe ndihmon në pastrimin e proteinave.
Cystatin C aktivizon TREM2, një molekulë në tru që mund të tretë pllakaçet amyloid.
Kjo mund të shpjegojë rrezikun më të ulët të Alzheimerit tek mbijetuesit e kancerit, por kërkohen studime të mëtejshme për të parë nëse funksionon po ashtu tek njerëzit.
Zbulimet ofrojnë një vështrim të ri mbi Alzheimerin dhe mund të çojnë në ide të reja për trajtime…