SYRI TV/ Interpelanca me Lamallarin, Blushi: Llogari për rrëmbimin mafioz të Metës, trajtim çnjerëzor, i ndalohen takimet në qeli
Interpelanca e thirrur nga deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me Ministrin e Drejtësisë Besfort Lamallari solli debate në Kuvend, për arrestimin e dhunshëm dhe trajtimin çnjerëzor të Ilir Metës në qeli. Blushi i kërkoi Lamallarit të japë llogari dhe sqarime për raportin e Avokatit të Popullit që fakton shkeljet e të drejtave të njeriut për Ilir Metën. Ministri Lamallari, mohoi akuzat dhe gjetjet e Avokatit të Popullit, duke thënë se nuk ka pasur shkelje me Metën dhe është trajtuar njëlloj si të tjerët. Deklaratat sollën reagimin e Metës nga qelia i cili I kujtoi Lamallarit kushtet e papranueshme në burgje.
Syri tv
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në interpelancën me ministrin e Drejtësisë Besfort Lamallari kërkoi sqarime për arrestimin e dhunshëm të Ilir Metës nga persona të armatosur dhe trajtimin e tij cnjerzor në qeli. Nga foltorja e kuvendit, Blushi kërkoi llogari për moszbatimin e raportit të Avokatit të Popullit, që fakton se Ilir Metës I janë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ato politike.
Ndërkohë në replikë, Ministri Lamallari hodhi poshtë akuzat edhe pse pamjet janë bërë publike, teksa mohoi edhe gjetjet e Avokatit të Popullit. Sipas Lamallarit Meta trajtohet njëlloj si të gjithë të tjerët në qeli.
I menjëhershëm ishte reagimi i Ilir Metës nga qelia pas deklaratave të ministrit të Drejtësisë në Kuvend. Përmes një postimi në Facebook, Meta e cilëson Lamallarin si ministrin virtual “Diella” të drejtësisë, ndërsa e informon për kushtet me të cilat sipas ti po përballet jo vetëm ai por 500 të burgosur në qeli
A e di "Diella" e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?
A e di "Diella" e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?A e di "Diella" e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?
E ç'mund të presësh nga "Diellat"? Ato janë pjellë e AKSHI-t, simbolit të korrupsionit skizofrenik.
Sa i takon respektimit e të drejtave të tij në burg, Meta deklaron se nuk i është zbardhur ende vendimi I 2 korrikut 2025, të dënimit të dytë nga IEPV "Jordan Misja" për lirinë e fjalës.