SYRI TV/ Reforma territoriale, opozita: Ultimatumi i PS, i turpshëm. Boçi: Doni ta ktheni kuvendin në pazar
Ultimatumi që maxhoranca i vendosi opozitës për reformën territoriale duke kërcënuar me ndryshim të formulës së barazisë, nxiti debate të ashpra në kuvend. Bashkëkryetari i opozitës në këtë komision, Luçiano Boçi e cilësoi të turpshme ultimatumin e socialistëve , ndërsa theksoi se PD nuk e ka bojkotuar komisionin, por mbledhjet kanë qenë të njëanshme dhe padakordësi. Ndërkohë PS refuzoi të heqë nga rendi i ditës votimin për zhbërjen e barazisë së Komisionit, duke i lënë opozitës afat deri në mbrëmje për të vendosur.
Syri tv
Kërcënimi I socialistëve për prishjen e formulës së barazisë për reformë territoriale, me pretendimin se opozita i ka bojkotuar mbledhjet, nxiti përplasje në kuvend. Bashkëkryetari demokrat, Luçiano Boçi deklaroi se nuk mund të flitet për bojkot në mbledhje të njëanëshme të maxhorancës, pa dakordësi, ndërsa e cilësoi ultimatumin e tyre, si të turpshëm për parlamentin. Ndërkohë socialistët nuk tërhiqen nga ultimatumi. Kreu i grupit parlamentar të PS, taulant balla, la afat deri në mbrëmje për të vendosur, në të kundërtën paralajmëroi votim të zhbërjes së barazisë, me fuqinë e kartonit
Deputetët e opozitës hedhin akuza se tentativat e maxhorancës për zhberjen e formulës, janë për të bërë reformë të njëanëshme administrative, njëjtë siç bënë në 2015, duke e dështuar atë.
Ligjvënësit demokrat bëjnë të qartë që ata do të japin opsionin e opozitës në komisioni e posaçëm për reformën territoriale, por jo me shumicën e imponuar nga maxhoranca.