Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë

Moti i keq dhe deti me dallgë si dhe era e fuqishme bregdetare ka bërë që kapiteneria e portit detar të Vlorës të pezullojë lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit duke nisur nga kjo e martë dhe përgjatë të mërkurës dhe të enjtes. 

Shkak është bërë era e fortë që shkakton dallgë të mëdha duke e bërë të pamundur lundrimin e mjeteve. Ndërkohë tragetet e linjës vijojnë punën në normalitet të plotë.

Në njoftimin e Kapitenerisë së Portit të Vlorës thuhet se: "Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar pajisjen me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të vlorës dhe në det të hapur, duke filluar nga ora 14:00 datë 03.02.2026 deri në datë 05.02.2026 në orën 06:00".

Ndërkohë bëhet me dije se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht. 

“Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar, të parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshikimit, do të jetë mbas orës 06:00 të datës 05.02.2026”, vijon njoftimi. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 03-05.02.2026

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 03-05.02.2026 duke filluar nga ora 14:00 datë 03.02.2026 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 8-9bft me shpejtësi ere deri në 30-45m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 6.50 metra, ju bëjmë me dije se :

1.KAPITENERIA E PORTIT VLORË KA NDALUAR PAJISJEN ME LEJE-NISJE E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT DUAN TË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS DHE NË DET TË HAPUR, DUKE FILLUAR NGA ORA 14:00 datë 03.02.2026 deri në datë 05.02.2026 në orën 06:00.

2.ME QËLLIM PARANDALIMIN E ÇDO SITUATE TË PAPRITUR PËR SHKAK TË KUSHTEVE ATMOSFERIKE, KËRKOJMË BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË SUBJEKTEVE DHE INSTITUCIONEVE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E DETARISË PËR TË MARRË TË GJITHA MASAT E NEVOJSHME PËR SIGURIMIN E MJETEVE NË PORT DHE RRITJE E GADISHMERISË SË EKUIPAZHIT NË MJETET LUNDRUESE.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse. 

4.PËRMIRËSIMI I SITUATËS HIDROMETEOROLOGJIKE TË PËRKEQËSUAR TË PARASHIKUAR PËR MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT DO TË JETË MBAS ORËS 06:00 TË DATËS 05.02.2026.