'Në Elbasan lista ishte e gjatë, niste me Otin…'/ Hoxhaj 'zbërthehet' në GJKKO: 35 mijë euro për 'kokën' e dy vëllezërve
Në GJKO është zhvilluar seanca e “Plumbit të Artë”, ku ka dëshmuar Henrik Hoxhaj. Ky i fundit ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale.
Hoxhaj ka treguar se njohja me Dumanin ka filluar që në vitin 2020, në ditëlindjen e Festim Qolit. Ai tha se aty shkëmbyen numrat e telefonit e më pas kanë komunikuar për disa vrasje, të cilat Dumani i kishte marrë porosi.
Gjatë dëshmisë ai zbardhi detaje lidhur me planifikimin dhe ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, ngjarje e ndodhur gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, kur Tirana ishte thuajse e boshatisur.
Në dëshmin e tij para gjyqtarëve të GJKKO, Hoxhaj tha se diskutimet per vrasje janë bërë me Nuredin Dumanin, i cili i kishte shprehur shqetësimin se persona të tjerë, mes tyre Altin Ndoci, po përpiqeshin t’i ngarkonin atij ngjarje kriminale që nuk i kishte kryer.
Henrik Hoxhaj: Pas kësaj ngjarje, kemi folur për ngjarjen e Altin Ndocit dhe atë të një prej vëllezërve Haxhia. ‘Arsyeja për vrasjen e Ndocit’ – më thoshte që – ‘ishte sepse ata që donte të vriste donin t’i linin më kurriz vrasjet e Elbasanit’. Për Ndocin kishte dhe arsyen se ai ishte zënë me vëllain e tij, Dashin. Për Ndocin dhe vëllezrit Haxhia u vështirësua pak për shkak të Covid.
Sipas Hoxhajt, u vendos që objektiv të bëhej një nga vëllezërit Haxhia, me qëllim që pas vrasjes, objektivi tjetër të shfaqej në varrim dhe aty të ekzekutohej. Nuredini i kishte thënë se pas kësaj skeme qëndronin persona të lidhur me Talo Çelën.
Hoxhaj: Ne menduam që të bënim një nga vëllezërit që gjatë varrimit të vrisnim Ndocin pasi menduam që do i shkonte për të 3-tat ose të 7-tat, por ky plan nuk u realizua. Më pas kemi bërë planin për vrasjen e Besmir Haxhis. Kemi marr 3 automatikë dhe një armë brezi. Ekzekutor do ishim unë dhe Nuredini. Nuredini donte ta bënte në një lokal bastesh, por unë nuk pranova se ishin shumë njerëz. Ai më ktheu në shtëpi, shkoi të fliste me atë që kemi pasur shofer, Klevisin. U kthye më mori dhe u nisëm. Kishim veshur veshje të OFL, Nuredini vuri dhe maskë silikoni. Kur kaluam me makinë pamë që ishte më vëllain dhe shoferi na tha që është me vëllain. Nuredini tha më mirë që janë bashkë. I kemi ndjekur me makinë, i hymë në parakalim se ata u bllokuan në trafik dhe i qëlluam disa herë. Zbriti më pas Nuredini t’i qëllonte nga afër, por iu bllokua arma. Pastaj u detyrova unë të zbrisja me kallash dhe qëllova disa herë pastaj ikëm në Tiranë. Makinën me armët e mori shoferi. Edhe për këtë ngjarje mora 35 mijë euro. Pas arrestimit te shoferit, unë u shqetësova dhe i thashë që kusho ca do bëjmë, por Nuredini më tha që mos u shqetëso. Ai shoferi foli dhe lidhi Talo Çelën dhe Ndocin me ngjarjen, edhe u çudita, por më pas bëra lidhjen që ishte instruktar të thoshte ashtu.
Për në Elbasan lista ka qenë e gjatë, niste me Otin, Emiljanon…
Për Emiljanon kemi biseduar se një nga këta se ka pas dhe një vëlla, ka qenë informator për fatkeqsinë që i ka ndodhur Krymit. Për këtë ngjarje mu ofruan 150 mijë euro. Unë zgjidhja vetë kë merrja për të kryer atentatet, sepse ishte jeta ime dhe e dija unë më kë e bëja. Te kjo ngjarje unë përfshiva Skerdi Tasen. Informacionet i merrja nga Dumani dhe miqtë e Krymit. Ditën e ngjarjes unë isha shofer, Skerdi do të qëllonte. Skerdi doli me dy pistoleta, i kam thënë nëse do të të ik, mos e lërë të ngjitet në shtëpi, por sille ketej nga unë. Po ta vësh re në video, kur zbret Tase unë eci pak para me makinë dhe kam mbushir automatikin që të isha gati, por nuk qe nevoja se Skerdi e bëri. Pas vrasjes, makinën e ka djegur Skerdi dhe të dy kemi ardhur në Tiranë. Pas 3-4 ditësh Nuredini më ka sjellë lekët.