Profesori i njohur ironizon keq Maznikun: Mënyra si qeveris qenka e ndarë nga…
Profesori i njohur Artan Fuga ka komentuar idetë e Arbjan Maznikut që kanë të bëjnë me reformën territoriale.
“Lexon deklaratat e bashkëkryetarit të komisionit të asaj së turpshmes reformë territoriale, A. Mazniku, dhe të vjen të shkrihesh gazit”, shkruan Fuga në një shënim në faqen e tij në facebook.
Mesazhi:
Lexon deklaratat e bashkëkryetarit të komisionit të asaj së turpshmes reformë territoriale, A. Mazniku, dhe të vjen të shkrihesh gazit kur dëgjon se komisioni qenka ndarë në tre grupe:
1. Territori dhe qeverisja lokale : Hajde gjeje nëse ka dreq të gjej lidhje midis hapësirës territorit, dhe pushtetit!
2. Funksionet e pushtetit lokal : Hahahaha, a thua se ka funksione të tjera veç atyre të qeverisjes pushteti lokaaaal!
3. Financimi i pushtetit lokal: Hahahaha, financimi dhe mënyra si qeveris qenkan të ndara, kur dihet se një nga shtyllat kryesore të qeverisjes është mënyra si qeverisja mbledh financat për veten e saj dhe si i përdor ato.
Të zësh kokën me duar!