NBA/ Philadelphia dominon Clippers, Charlotte merr fitoren e shtatë radhazi

Falë një paraqitjeje shumë të mirë të Tyrese Maxey, autor i 29 pikëve, dhe formës së qëndrueshme të Dominick Barlow, Philadelphia 76ers dominuan në transfertë ndaj LA Clippers, duke marrë një fitore bindëse.

Ekipi nga Los Anxhelosi janë dukshëm të shpërqendruar, teksa situata rreth James Harden dhe kërkesës së tij për t’u larguar po ndikon edhe në paraqitjet në parket.

76ers kontrolluan ritmin e lojës që nga perioda e parë dhe nuk e vunë asnjëherë në dyshim suksesin.

Një tjetër ndeshje dramatike u zhvillua mes Charlotte Hornets dhe New Orleans Pelicans, ku tifozët panë një përmbysje historike.

Charlotte arritën fitoren e shtatë radhazi, diçka që nuk kishte ndodhur prej dhjetë vitesh për këtë skuadër.

Hornets rikuperuan një disavantazh prej 22 pikësh, duke treguar karakter dhe besim deri në sekondat e fundit të ndeshjes.

Në Indianapolis, Houston Rockets fituan falë një super performance të Alperen Şengün.

Qendra turke, pavarësisht se nuk u përzgjodh për All-Star Game, realizoi 39 pikë, duke dhënë një mesazh të qartë se meriton më shumë vëmendje.

Po 39 pikë shënoi edhe Anthony Edwards për Minnesota Timberwolves, por paraqitja e tij nuk mjaftoi.

Minnesota u mposht në transfertë nga Memphis Grizzlies, të cilët gjetën fitoren e parë pas gjashtë humbjesh radhazi, edhe falë 30 pikëve të Jaren Jackson Jr.

Një mbrëmje e pasur me emocione, përmbysje dhe paraqitje individuale spektakolare në NBA.