Napoli zyrtarizon Alisson Santos, huazim me detyrim blerjeje nga Sporting Lisbona
Napoli ka zyrtarizuar afrimin e Alisson Santos, sulmues brazilian 21-vjeçar, që vjen nga Sporting Lisbona si përforcimi i dytë i klubit për këtë merkato dimërore, pas Giovane.
Sulmuesi mbërriti në Romë pak pas orës 9:00 për t’u drejtuar në Villa Stuart për vizitat mjekësore, ndërsa më pas ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2031 me një pagë 1.8 milionë euro në sezon, plus bonuse. Zyrtarizimi i klubit ka ardhur pak para orës 19:00.
Alisson Santos mbërrin në Napoli në bazë të një huazimi me vlerë 3 milionë euro, me opsion blerjeje të vendosur në 15 milionë euro. Ai kishte sfiduar më parë Napolin në tetor gjatë fazës së grupeve të Champions League, duke luajtur 23 minuta në atë ndeshje.
Braziliani ka shënuar gjithashtu një gol vendimtar në Champions League kundër Athletic Bilbao-s, që i ka siguruar Sporting Lisbonë kualifikimin direkt në 1/8-at e finales.
Me këtë transferim, Antonio Conte përforcon pjesën ofensive, duke marrë një lojtar të ri, energjik dhe me përvojë ndërkombëtare, i gatshëm të japë kontributin e tij menjëherë në pjesën e mbetur të sezonit.