", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/February/02/auto_Screenshot_2026-02-02_2029291770060842.png", "width": 900, "height": 515 } }

Parashikimi i superkompjuterit: Arsenali dhe Interi, favoritë për titull, Reali rrezikon humbjen e LaLigas

Një superkompjuter ka bërë një parashikim befasues për fituesit e pesë ligave më të mëdha evropiane, duke dhënë shifra që kanë tërhequr vëmendjen e medieve dhe tifozëve.

Në Premier League, Arsenali konsiderohet favorit absolut për titullin, me 91% shanse për ta fituar kampionatin. Man City ka vetëm 8% shanse, ndërsa Aston Villa kërkon një mrekulli për të triumfuar, me 1% mundësi.

Në Serie A, Interi duket i pakapshëm, me 90% shanse për të fituar titullin, ndjekur nga Milani me 5%, Napoli me 3%, dhe Juventusi vetëm me 1%.

Në LaLiga, parashikimi është më i barabartë, por surprizues: Barcelona kryeson me 61% shanse, ndërsa Real Madridi, megjithëse ka vetëm një pikë më pak aktualisht në tabelë, ka 38% mundësi për të fituar titullin. Kjo tregon një përparësi jo të lehtë për katalanasit.

Në Bundesligë, Bayern duket pothuajse i padiskutueshëm, me një dallim të madh pikësh nga Dortmundi dhe një 98% shanse për titull.

Ndërsa në Ligue 1, PSG është gjithashtu i favorizuar, me 97% mundësi, ndërsa Lens ka vetëm 2% shanse.

Ky parashikim i superkompjuterit krijon spekulim të madh në Europë, duke nxitur debat te tifozët për realitetin e situatës aktuale dhe mundësinë që disa prej këtyre parashikimeve të mos realizohen, sidomos në ligat ku diferenca mes skuadrave kryesuese është e vogël.

Arsenali dhe Interi duken të paprekshëm për momentin, por futbolli mbetet gjithmonë i paparashikueshëm.