Bisedimet e mundshme bërthamore Iran - SHBA, detajet ende s’janë finalizuar

Pas raportimeve nga disa burime rreth mundësisë së fillimit të negociatave midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në ditët në vijim, Tasnim shkruan detajet e bisedimeve të tilla, nuk janë finalizuar ende.

Sipas të dhënave, negociatat e mundshme janë ende në një fazë paraprake dhe, sapo të marrë formë kuadri dhe struktura e përgjithshme e bisedimeve, do të finalizohen fazat pasuese, si dhe detaje të mëtejshme.

Më herët sot, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, tha se Teherani po studion me kujdes strukturën e negociatave të mundshme me SHBA-në, me fokus heqjen e sanksioneve dhe avancimin e interesave kombëtare.

Lidhur me objektivat e negociatave, Baqaei theksoi se lehtësimi i sanksioneve është një përparësi thelbësore. Ai kujtoi se Ministri i Jashtëm Araqchi deklaroi së fundmi se çështja bërthamore është keqpërdorur prej kohësh si pretekst për imponimin e konfliktit ndaj Iranit, dhe shtoi se në këmbim të ndërtimit të besimit në lidhje me natyrën paqësore të programit bërthamor të Iranit, kërkesa kryesore e vendit është heqja e sanksioneve të padrejta./ Tasnim.