Në mesazhin e tij, Sánchez vuri në pikëpyetje akuzat se qeveria ka “shkuar shumë larg”, duke pyetur: “Kur u bë njohja e të drejtave diçka radikale? Kur u bë empatia diçka e jashtëzakonshme?”. Deklarata erdhi vetëm pak ditë pasi qeveria e koalicionit të udhëhequr nga socialistët miratoi një dekret që synon të rregullojë statusin ligjor të gjysmë milioni personave, i cili pritet të hyjë në fuqi në muajin prill.

Nisma ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare, pasi përfaqëson një distancim të qartë nga politikat dhe retorika anti-emigracion që po përhapen në shumë vende të Europës dhe SHBA-së. Sipas Sánchez, plani do të ofrojë një rrugë të rregullt drejt qëndrimit për persona që tashmë janë pjesë e shoqërisë spanjolle.

“Janë gjysmë milioni njerëz me të cilët jetojmë çdo ditë: në treg, në autobus, në shkollën e fëmijëve tanë. Njerëz që kujdesen për prindërit tanë, punojnë në fusha dhe kanë ndërtuar, krah për krah me ne, përparimin e vendit”, u shpreh ai, duke theksuar se Spanja mbetet një vend mikpritës.

Dekreti e ka origjinën nga një nismë qytetare e mbështetur nga mbi 700 mijë firma, Kisha Katolike dhe rreth 900 organizata sociale, e dorëzuar në parlament në vitin 2024. Pas muajsh bllokimi, marrëveshja u zhbllokua javën e kaluar, kur partia e majtë Podemos ra dakord të mbështesë planin në këmbim të mbështetjes parlamentare për qeverinë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/February/02/auto_SANCEZ1770051823.avif", "width": , "height": } }

Legalizohen 500 mijë emigrantë pa dokumente, kryeministri Sanchez ‘sfidon’ kritikat: Kur u bë empatia diçka radikale?

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka reaguar ashpër ndaj kritikëve të planit për të legalizuar rreth 500 mijë emigrantë pa dokumente dhe azilkërkues, duke theksuar se vendi i tij po zgjedh rrugën e “dinjitetit, komunitetit dhe drejtësisë”.

Qëndrimi i tij u bë publik përmes një videoje 46-sekondëshe, të publikuar në rrjetet sociale, ku Sánchez flet në anglisht me titra në spanjisht, shkruan Guardian.