SYRI TV/ Atentat në Lezhë, pronari i berberhanes goditet me 5 plumba, dyshohet të jetë plagosur një anëtar i fisit Nikulaj
Zbardhen detaje të reja nga atentati në fshatin Rrilë të Lezhës, ku veç Sokol Dacit, prokurorët që po hetojnë ngjarjen, dyshojnë se ka është plagosur dhe një person i dytë, i cili mendohet se është pjesëtarë nga fisi Nikualj. Ai është larguar nga berberhania pas ngjarjes, ndërsa deri më tani raportohet se është identifikuar njëri nga autorët i cili është shpallur në kërkim. Në ambientin ku ka ndodhur ngjarja, ka qenë i pranishëm dhe një policë jashtë shërbimit, i cili u është kundërpërgjigjur autorëve pas atentatit.
Syri tv
Fshati rrile i Lezhes është tronditur nga një atentat me armë zjarri mbrëmjen e të dielës. 3 persona të armatosur kanë qëlluar me breshëri plumbash në një berbehane ku mbeti i plagosur me tre plumba pronari i saj, Sokol Daci, 30 vjeç i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të stabilizuar.
Përveç Dacit, grupi hetimor dyshon se nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person i dyshuar si shenjestra e atentatit i cili është larguar nga vendngjarja. Ekspertët e policisë janë rikthyer sërish paraditen e kësaj të hëne në fshatin Rrile, të cilet po marrin gjurmët e gjakut në vendngjarje, për të bërë ADN me qëllim zbulimin e identiteti të personit të dytë të plagosur. Por burimet bejnë me dije se personi i dytë i plagosur është pjesetar i fisit të Nikulajve i cili dhe po kërkohet nga policia me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21 të së dielës, ku autorët të cilët leviznin me një mjet tip Audi, qëlluan mbi 20 plumba drejt biznesit. Në momentin e atentatit, perveç Dacit i cili dyshohet se mbeti i plagosur gabimisht, ndodheshin edhe 4 persona të tjerë, mes tyre objektivi i dyshuar Nikulaj dhe një efektiv policie. Mësohet se këta të fundit i janë kundërpërgjigjuar me armë atentatorëve.
Efektivi i policisë gjatë dëshmisë së tij në polici ka thënë se ndodhej rastesisht në berberhane dhe se ka qëlluar me armë jashtë orarit të shërbimit me qellim neutralizimin e atentatorëve. Policia ka identifikuar njërin nga autorët dhe e kanë shpallur në kërkim ndersa kanë shoqëruar në komisariat disa persona. Gjithashtu po analizohen kamerat e banesave dhe bizneseve në zonë, për të parë lëvizjet e automjetit të autorëve para dhe pas ngjarjes, teksa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 40 gëzhoja automatiku dhe pistolete. Kujtojmë që fisi Nukulaj prej vitit 1996 ndodhet në hasmëri dhe është përfshirë në një seri vrasjesh me fisin Lektasaj dhe nuk dihet nëse ky atentat ka lidhje me vijimin e sagës së hakmarrjes.