Baks-Rrjoll, banorët protestojnë kundër 'Gener2': Po ndërton në tokat tona me vendimin e Ballukut

Fillimi i punimeve për ndërtimin e një resorti turistik në Baks Rrjoll nga kompania Gener2 ka ngritur në protestë banorët e fshatit këtë të hënë.

Ata akuzojnë ministren Belinda Balluku për lejen që i ka dhënë investitorit Bashkim Ulaj për ndërtimin në pronat e tyre. marrëveshja për çmimin e blerjes nuk shkoi deri në fund dhe ata sot ankohen se ndërtuesi po kërkon tu marrë pronën me force.

Punimet ndaluan dhe banorët u thane Policëve që shkuan në vendin e ngjarjes se me dokumenta ajo tokë u takon atyre dhe asgjë nuk do të bëhet në të pa miratimin e tyre.

SYRI TV

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll, pranë Velipojës në Shkodër, kundërshtojnë resortin "Blue Borgo" të biznesmenit Bashkim Ulaj, i cili mbulon 146 hektarë tokë ranore. Ata frikësohen për tjetërsime pronash dhe dëmtim mjedisi, duke protestuar kundër lejes së firmosur nga ministrja Belinda Balluku në janar të ketij viti.​

Banorët kanë bërë padi në gjykatë dhe kallëzime penale, por leja e ndërtimit u zbardh rishtas në janar të këtij viti, duke sfiduar kundërshtimet. Kompania "Aba Blue Borgo" kërkoi adresë zyrtare në zonë, duke sinjalizuar fillim punimesh të mundshme.​

Banorët e zones nuk është hera e pare që protestojnë kundër investimeve të ngjashgme që i konsiderojnë të padrejta dhe të pakonsultuara më pare me ta si aktorë që preken drejtpërdrejt. në prill të 2025 ata madje u përplasën me policinë dhe përfaqësues të firmës ndërtuese Gener 2 që u shfaqën në zone me rruspa për të filluar punën për pastrimin e vendit. Protestat vazhduan me bllokimin e rrugës dhe dërgimin e çështjes deri në SPAK ku kërkonin tzë hetohej në dokumentacionin që firma kishte bërë publike për blerjen e tokave në zone.