SYRI TV/ Territorialja, mazhoranca kërcënon opozitën: Nëse PD bojkoton, gjejmë mekanizma zhbllokues...

Partia Socialiste nuk heq dorë nga tentativa për të marrë drejtimin e Komisionit të Reformës territoriale, duke prishur marrëveshjen që parashikon bashkëdrejtimin e këtij komisioni. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se nëse   demokratët nuk reflektojnë dhe nuk marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale që mbahet këtë të hënë, në seancën e radhës në Kuvend, që mbahet të martën, do të ndërmerren mekanizma për të zhbllokuar situatën.  Balla foli dhe për çështjen Balluku ku u shpreh se Këshilli i Mandateve nuk do të mblidhet derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim.

Syri TV

Partia Socialiste nuk heq dorë nga qëllimi i saj për të marrë mazhorancën në reformën territoriale, duke prishur kështu marrëveshjen me partinë demokratike për bashkëdrejtimin e këtij komisionit.

Ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla që në përfundim të mbledhjes së grupit në deklaratën për mediet, kërcënoi partinë demokratike, duke i kujtuar se nëse vijon të bojkotojë reformën territoriale, do të gjejnë mekanizma zhbllokues në Parlament, si për territorialen dhe për reformën zgjedhore.

PS kërkon ndryshim të numrit të anëtarëve nga 16 në 17 tek Territorialja, ku një anëtar më shumë do ta kenë socialistët. Komisioni sipas kërkesës nuk do të drejtohet me bashkë kryetarë, por me kryetar nga Partia Socialiste dhe një nënkryetar që do t’i përkasë PD-së.

Taulant Balla mori në mbrojtje vendimin e grupit për tu kthyer në zyrë avokatie për Belinda Ballukun, duke u shprehur Këshilli i Mandateve nuk do të mblidhet derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim për zëvendës kryeministren Balluku.