E rëndë në Japoni: U bllokua në teleferikun e skive, humb jetë turistja australiane

Një grua australiane ka vdekur gjatë një udhëtimi me teleferik në Japoni, pasi çanta e saj e shpinës i ngeci në teleferikun e skive duke e lënë të varur në ajër, sipas policisë japoneze dhe operatorit të ashensorit.

Policia e Nagano Omachi tha se turistja 22-vjeçare pësoi një arrest kardiak pas aksidentit të premten në Resortin Malor Tsugaike në Luginën Hakuba, një destinacion i njohur për ski në Japoninë qendrore.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital, por më vonë ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, sipas policisë dhe operatorit të teleferikut.

Në një deklaratë, Kompania e Ashensorit Tsugaike Gondola tha se togëza e belit të shpinës së turistes u ngërthej në karrigen e teleferikut, gjë që e pengoi atë të zbriste nga teleferiku.

“Meqenëse rripi i gjoksit të çantës ishte i fiksuar, çanta nuk u shkëput nga trupi i gruas dhe ajo u zvarrit së bashku me çantën pasi zbriti ngateleferiku”, tha në një deklaratë CEO dhe drejtori i kompanisë, Kubo Tsuneo.

“Një anëtar i stafit shtypi menjëherë butonin e ndalimit emergjent për të ndaluar operacionet eteleferikut. Ndihma emergjente u ofrua menjëherë dhe klienti u transportua më pas në spital me ambulancë”, thuhej në deklaratë.

Japonia konsiderohet si një nga destinacionet kryesore të sporteve të dëborës në Azi për shkak të borës së saj, e cila tërheq një numër të madh turistësh të huaj çdo dimër.