I dërguari i Trump, Witkoff vizitë të martën në Izrael
I dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff pritet të vizitojë Izraelin për takime me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe kreun e ushtrisë izraelite.
Kështu deklaruan të hënën dy zyrtarë të lartë izraelitë.
Sipas zyrtarëve, vizita e Witkoff pritet të filloj të martën.
Kjo vizitë vjen në mes të tensioneve të larta rajonale me Iranin dhe ndërsa administrata Trump përparon me planin e saj për t’i dhënë fund luftës në Gaza.