‘Josif Gorrea i 12 mln domateve 2 herë në telashe?’/ Çollaku nxjerr formularin e kryebashkiakut socialist të Divjakës
Gazetari Basir Çollaku ka reaguar në lidhje me kryebashkiakun socialist të Divjakës, Josif Gorrea, pas servilizmit pa masë që ky i fundit i bëri kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me fermerët, duke ngritur dyshime serioze për telashe me formularin e vetëdeklarimit.
‘Josif Gorrea i 12 milionë domateve 2 herë në telashe? Duke kërkuar për të në burime të hapura, rezulton me probleme në deklarimin në formular. Në CV shkruan se ka qëndruar në Suedi në vitet 1994-1998, ndërsa në formular, në vitet 2004-2008. Një diferencë prej 10 vitesh’, shkruan Çollaku në Facebook, ku ka publikuar edhe formularin e vetëdeklarimit të plotësuar nga kryebashkiaku socialist.
Postimi i plotë:
Josif Gorrea i 12 milionë domateve 2 herë në telashe?
Bablokun po e bren prej dy ditësh një dyshim: Josif Gorrea i Divjakës që më thuri ditirambe me takije myzeqare në krye për vizionin tim për bujqësinë e turizmin, e kishte seriozisht apo po më tallte hollë dhe rëndshëm midis mexhlisit? Sidomos tek ajo pjesa e 12 milionë turistëve, 12 milionë domazeve, 12 milionë trangujve dhe 12 milionë specave?
Jo vetë kaq. Me fjalët dhe qëndrimin e tij larg të qenit servil, Josifi me takije, ka ngjallur interesimin dhe kërshërinë e publikut. Duke kërkuar për të në burime të hapura, rezulton me probleme në deklarimin në formular. Në CV shkruan se ka qëndruar në Suedi në vitet 1994-1998, ndërsa në formular, në vitet 2004-2008. Një diferencë prej 10 vitesh.
I takon Josifit të saktësojë të dhënat me precizionin e një suedezi. Jo për gjë, por ka dhe pasaportë suedeze, siç deklaron vetë...