Takimet në terren/ Balliu nga Astiri me qytetarët, zbulon detaje për protestën e 10 shkurtit
Deputeti Klevis Balliu, njëherazi drejtues i organizimit në Partinë Demokratike, ka zhvilluar një takim me qytetarë të zonës së Astirit, ku ka ndarë detaje lidhur me protestën e radhës të opozitës, që do të mbahet më 10 shkurt.
Në postimin e tij në Facebook, Balliu u shpreh se kjo protestë do të përbëjë një përballje frontale me qeverinë, duke lënë të kuptohet qartë një përshkallëzim të aksionit opozitar në mbrojtje të zgjedhjeve të lira, demokracisë dhe interesit qytetar.
Postimi i plotë:
Takimi në Astir, kërkesa për garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk është më thjesht një apel politik, por është kthyer në një ultimatum kombëtar.
Përballja me të keqen do të jetë frontale, sepse vetëm kështu mund t’i hapet rrugë dritës së ndryshimit që e kthen vendin në shinat e ligjshmërisë, stabilitetit dhe demokracisë.