Ka vetëm hallin e Ballukut - Rama vijon shantazhin ndaj GJK: Mos pranoni rritjen e rrogave të gjyqtarëve, nëse...

Kreu i Mazhorancës ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në një recitim me një model te ri syzesh ai ka shprehur hapur “dhunën” ndaj ndonjë vendimi të mundshëm të GJK për kërkesën e gjyqtarëve të cilët këmbëngulin në rritje rroge.

Kërkesën e tyre e quan imponim. Ndërkohë që deklaratat e veta apo ato të atyre pjesëtarëve të mazhorancës që mbrojnë Ballukun dhe vjedhjet e saj nuk i quan imponim por reagime normale e të ligjshme.

Edhe deklaratat e sotme për rrogat e gjyqtarëve duket se janë në të njëjtën linjë me presionet që tashmë ushtron çdo ditë ndaj Kushtetueses. Dhe te jeni të sigurtë që nuk ka hallin e rrogave apo parave që nuk shkojnë tek pensionistët që ka 13 vjet që i mashtron, por ka hallin e Ballukut dhe hallin personal pas hetimeve te SPAK dhe akuzave shumë të rënda për zëvendësen e tij.

Rama: Gjykata Kushtetuese para pak ditësh publikoi regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata, kërkuan nga GJK t’u rritet paga.
Po të dëgjosh atë regjistrim të seancës realisht ndjehesh në vështirësi të madhe duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë e japin drejtësi ndërkohë që filli i logjikës së atyre që u ballafaquan me GJK lë tejet për të dëshiruar. Nuk është çështje personash dhe nuk kam asnjë qëllim e dëshirë të bëj polemikë me askënd. Por ja si flet një prej tyre: Jam gjyqtar karriere dhe qytetar aktiv. I thotë gjykatës që tenton ta bëjë këtë fshehurazi duke shfrytëzuar fushatën zgjedhore. Bën edhe ironi me nivelin e demokracisë, kur e vërteta është që në Shqipëri pagat e gjykatësve sot në Shqipëri, janë të njëjta me ato të gjyqtarëve në Greqi, por 2 fish më të larta se homologët në Maqedoni e Mal të Zi. Gjykatësit duan t’i imponohen Parlamentit dhe qeverisë për të rritur pagat. Një tjetër thotë: Ne i sjellim para buxhetit të shtetit ndaj duhet të na rritet paga. Shpresoj shumë që GJK të mos ia lërë këtë njollë të madhe turpi Shqipërisë e të mos na bëjë të marrim ilaçe të tjera.

Ky është një intimidim dhe tallje me njerëzit e drejtësisë. Ata kanë të drejtën e tyre që të kërkojnë rritje pagash. Dhe Gjykata Kushtetuese nuk duhet te ndikohet apo kërcënohet publikisht për të marrë një vendim ashtu siç do Rama apo dikush tjetër. Ky është rregulli i parë i demokracisë. Pastaj vijnë rregulla të tjera. Rama u qan hallin pensionistëve të cilët i mashtron me 5 mijë leksha për vitin e ri.

Edhe nëse do të ndodhte që të pranohej rritja e rrogave të gjyqtarëve nga GJK e sigurtë që ato shpenzime nuk do te kalonin aspak sasinë e atyre parave që kanë vjedhur Rama dhe Balluku vetëm me Tunelin e Llogarasë. Por mesazhet e Ramës kanë tjetër shënjestër sepse nuk e ka shumë problem për paratë e shqiptarëve. Nuk shqetësohet fare. Shqetësohet shume kur kapet ne vjedhje. Aty është simbolika e presionit ndaj GJK që të mos “pranojë” rritje rrogash për gjyqtarët, por të mos merret me Ballukun. Kaq e thjeshtë është./E.I/