‘Qeveria përzë tregtarët, Spiropali show në Vlorë’/ Aktivistja: Ky është genocid, një shpopullim që i bëhet vendit

Aktivistja dhe shkrimtarja Lela Qejvani, e cila u bë zëri i protestës së tregtarëve në Vlorë, ka deklaruar se Vlora është “shkatërruar totalisht” dhe se largimi masiv i shqiptarëve nuk është thjesht emigrim, por “një genocid dhe shpopullim”.

E ftuar mëngjesin e sotëm në 'Kafe Shqeto', Qejvani shpjegoi se angazhimi i saj në protestë nuk vjen si tregtare, por si një qytetare aktive prej vitesh në mbrojtje të kauzave civile dhe mjedisore.

Ajo tregoi se pas kthimit nga emigracioni është përfshirë në disa shoqata, përfshirë ato për mbrojtjen e Vjosës dhe mjedisit në Vlorë. Lidhur me protestën për prishjen e tregut industrial, Qejvani u shpreh se atë ditë nuk priste të përballej me ministren Elisa Spiropali, por me kryeministrin Edi Rama.

“Prisja kryeministrin. Isha angazhuar që t'ia thoshja të gjitha atij për ato çfarë i ka bërë Vlorës”, deklaroi ajo duke shtuar se qyteti bregdetar është shkatërruar ekonomikisht dhe ka humbur sigurinë. Sipas saj, shembja e tregut ishte “pika kulminante” e një keqqeverisjeje të gjatë.

LEXO EDHE: 'Vdekshim ne që ja ju dhamë votën ju' / Tegtarët ne Vlorë: Na gënyet, tani po na merni edhe tregun

Ajo theksoi se edhe pse nuk është kundër ndërtimit të një tregu modern, projekti aktual po zhvendos qindra tregtarë që punojnë aty prej 35 vitesh për të siguruar “bukën e gojës”, pa u ofruar një alternativë të përshtatshme.

“Të bëhet një treg i mirëfilltë dhe jo në Honolulu”, tha ajo, duke iu referuar vendndodhjes së re, e cila sipas saj është tepër larg dhe e papërshtatshme për tregtarët dhe klientët e moshuar.

LEXO EDHE: Tregtarët e Vlorës: Dikush t'i tregojë kryetares. E patolerueshme që nuk pranon të na takojë

Deklarata e plotë:

"Unë ditë që ishin ngritur tregtarët aty, se kam mbrojtur çdo protestë, çdo hall qytetar kam marrë pjesë. Edhe atë ditë unë nuk prisja zonjën Spiropali, prisja kryeministrin. Isha angazhuar që t'ia thoshja të gjitha atij për ato çfarë i ka bërë Vlorës. E kupton? Vlora është shkatërruar totalisht. Ekonomikisht, sigurinë nuk e kanë qytetarët, shëndetësinë. Dhe pika kulminante ishte shkatërrimi i tregut.

Ata tregtarë shesin një gjë në ditë për të nxjerrë bukën e gojës dhe aty kanë 30 vite, 35 vite. Nuk janë sot. Por do thosha që unë nuk jam në kundërshtim me një qytetërim të mirëfilltë, të bëhet një treg i mirëfilltë. Jam shumë dakord.

Por ata qytetarë që jetojnë për bukën e gojës, të bëhet një treg i mirëfilltë dhe jo në Honolulu do them unë. Se kush do vejë këtu? Ka dhe njerëz që nuk kanë makina, ka dhe pleq që venë atje. Atje është shumë larg edhe për ata vetë. Pastaj nuk është një treg që mund t'i mbulojë ata. Ata kanë mall atje, kanë depot e tyre në atë treg.

Megjithatë në botë disa tregje të tilla me konfeksione, me fruta-perime, shkojnë në çdo lagje. Kurse ne nuk kemi akoma pas 35 viteve. Nuk lajmërohet njeriu, dil nga shtëpia tre ditë para se do bëj pallatin unë këtu. Duhen lajmëruar, duhet bërë vendi, edhe të shkojnë dhe vendet.

Atëherë, kështu siç është katandisur që është prerë e drejta e fjalës në të gjithë vendin, jo vetëm i vlonjatëve.

LEXO EDHE: Tensionohet situata në Bashkinë e Vlorës, tregtarja: Merr armët e më vrit, por nga puna nuk lëviz

Kur kam marrë pjesë për Shushicën, kam ngritur zërin jashtë mase për lumin Shushica, ndoshta ju e dini, që ai uji i bekuar që njom 37 fshatra të vejë tek oligarkët siç u thonë këtyre, se unë s'e di fare çfarë janë oligarkët, sa të pasurit e bregdetit, që kanë zaptuar çdo çdo metër, edhe të vejë uji atje i burimeve të Shushicës, edhe të thahet një krahinë e tërë, më vjen keq për Labërinë.

Më vjen keq për ata burra që kanë qenë trimat e luftrave me radhë, që nga Lufta e Dytë, që nga koha e Ismail Qemalit, që ka ardhur në radhë të parë në grykën e lumit kur ka ngritur flamurin në Vlorë dhe ka ka bërë takim me burra zotërinj në Vranisht të Vlorës.

Një ish-kryeparlamentare, sot ministre, (Spiropali) edhe deputete prej vitesh, mos të dijë se çfarë bëhet në Vlorë po ishte për diçka tjetër. Po nuk kanë turp këta njerëz? Për çfarë i ka zgjedhur ky popull? Që t'u rrijnë me me kamxhik në kurriz?

Nuk i ka zgjedhur për këtë gjë. I ka zgjedhur ky popull, ose mos të them i ka zgjedhur se këta i morën vetë. Se mua më bëri përshtypje një diçka, jashtëzakonisht e madhe, në kohën e votimeve parlamentare. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që të bëhen të tjera aktivitete ditën e votimeve. Shqipëria u bë shtet rrethim me çiklista të Italisë.

Është turpi më i madh, që deri në orën 5:00 mbasdite nuk kalonte këmbë robi në Vlorë për të votuar. A e kuptoni këtë, që ky është një skandal. Edhe meqë jepet mundësia ime, gjithë këto vite nuk jam kundërshtim me emigrimin, po ky emigrim i shqiptarëve nuk është emigrim. Ky është një genocid, një shpopullim që i bëhet vendit".