SYRI TV/ Investimi nuk zgjidh problemin me energjinë në Lezhë, banorët: Energjia shkëputet vazhdimisht
Pavarësisht një investimi të kryer në linjën kryesore të furnizimit me energji, banorët e zonës së Torovicës në Lezhë vijojnë të kenë probleme me shkëputjen e energjisë elektrike. Vetë banorët shprehen se mjafton pak erë apo reshje shiu dhe atyre u ikën energjia. Ata shtojnë se nuk mjafton vetëm investimi në linjën kryesore, apo është nevoja edhe për ndërhyrje edhe në linjat dytësore dhe kabinat elektrike.
Syri TV
Investimi i kryer disa vite më parë në linjën kryesore të furnizimit me energji elektrike nuk ka arritur të zgjidhë problemet e vazhdueshme në zonën e Torovicës, në Lezhë. Mjafton të ketë pak erë apo reshje shiu dhe banorët e kësaj zone përballen me ndërprerje të energjisë për orë të tëra. Sipas tyre, investimet janë kufizuar vetëm në linjën kryesore, ndërsa kabinat dhe rrjeti dytësor nuk janë rikonstruktuar, çka bën që problematika të mbetet e njëjtë. Ata shtojnë se përveç vështirësive në jetën e përditshme, ndërprerjet e shpeshta kanë sjellë edhe dëmtime të pajisjeve elektro-shtëpiake.
Banorët kërkojnë që investimi të plotësohet me ndërhyrje në kabinat dhe linjat dytësore të pesë fshatrave të zonës së Torovicës, si e vetmja mënyrë për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike.