Makina bie nga ura në Burrel, nuk raportohen viktima
Një aksident u regjistrua këtë të dielë në Burrel, ku një automjet ra nga ura e Ulzës.
Nga pamjet shihet se makina është përmbysur pas rënies, ndërsa vendi duket mjaft i rrezikshëm, pranë lumit dhe shkëmbinjve.
Sipas informacionit paraprak, nuk ka të lënduar ose viktima.