Pasi kyçi Kadastrën e Vlorës, Rama paralajmëron shkrirjen e zyrave në rrethe

Kryeministri Edi Rama njoftoi shkrirjen e drejtorive të Kadastrave edhe në rrethet e tjera, pas zhvendosjes së Kadastrës së Vlorës. Kryeministri i bëri deklaratat në  podcastin e tij, ku cilësoi si histori suksesi vizitën në Izrael, megjithëse vetëm ai dhe Milorad Dodik kanë pranuar të vizitojnë Izraelin së fundmi. 
 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmuar shkrirjen e kadastrave në rrethe. Pas transferimit në Tiranë,  të Kadastrës së Vlorës, Rama deklaroi se  do të zhvendoset edhe kadasatrat e tjera në rrethe, pasi shërbimi do të jetë online,  duke mos thënë asgjë se çfarë do të ndodhe me dhjetra punonjës, të ketyre kadastrave në qytetet e tjera.

“Ky, nuk është i pari si veprim për zhvendosjen e një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit. Të tjera drejtori do të zhvendosen” tha Rama.

Pasi u bë lideri i dytë në Europë, që vizitoi Izraelin, këtë javë, pas Milorad Dodik, kryeministri Rama e cilësoi  këtë si vizitë historike. Rama u mundua ta shesë si histori suksesi, megjithëse vetëm  ai dhe ish presidenti  i Republikës Serpska Milorad Dodik, kanë pranuar të shkojnë në Izrael së fundmi. 

Deklratat e Ramës u bënë gjatë podcastit të tij, ‘Flasim’,  ku kryeministri komentoi edhe  konferencat për shtyp të ministrave të tij, përgjatë javës.