‘Mbretëreshë’ në Melbourne/ Tenistja nga Kazakistani fiton ‘Australian Open’ pas një finaleje dramatike

Elena Rybakina është fituesja më e fundit e “Australian Open”, duke kurorëzuar një tjetër sukses madhor në karrierën e saj.

Tenistja nga Kazakistani triumfoi në finalen e madhe ndaj Aryna Sabalenkës, duke e mposhtur rivalen nga Bjellorusia në tri sete me rezultatin 4-6, 6-4 dhe 6-4.

Ky është “Slam”-i i dytë në karrierë për Rybakinën, pas triumfit të saj të parë në “Wimbledon” në vitin 2022, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një nga tenistet më të forta të rangut botëror.

Finalja e zhvilluar në Melbourne ishte e luftuar dhe plot emocione.

26-vjeçarja dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes, duke treguar qetësi, forcë mentale dhe efikasitet në momentet vendimtare, edhe pse në disa çaste triumfi i saj u vu në pikëpyetje nga rikthimi i Sabalenkës.

Me këtë sukses, Rybakina forcon pozitat e saj në elitën e tenisit botëror dhe dërgon një sinjal të qartë për rivalet: ajo është gati të luftojë për çdo trofe të madh.