Ndarja nga jeta e aktorit të njohur, nesër homazhet, reagimi i Redon Makashit
Do të mbahet nesër (1 shkurt) në Art Turbina në Tiranë homazhet në nderim të aktorit Fitim Makashi.
Këngëtari Redon Makashi i cili është djali i aktorit shqiptar njofton se ceremonia mortore dhe homazhet do të mbahen nga ora 11:00-13:00, pranë Art Turbina.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Varrezat e Sharrës në Tiranë.
Makashi shpreh dhe falenderime të gjithëve që iu gjendën pranë.
"Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngushëllimet. U prehtë në paqe!”.