FOTO/ Noka nga Burreli: 10 shkurti do ta gjunjëzojë narkoregjimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, zhvilloi sot një takim në Burrel, ku theksoi rritjen e mbështetjes qytetare dhe energjinë e fortë të njerëzve për ndryshim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka e cilësoi takimin fantastik, duke theksuar se qytetarët po kërkojnë vazhdimësi të aksionit opozitar pa kthim pas. Ai kujtoi se 24 janari e ka tronditur regjimin, ndërsa paralajmëroi se protesta e 10 shkurtit në Tiranë do të jetë vendimtare.

Reagimi i plotë:

24 Janari e tronditi narkoregjimin. 10 shkurti do ta gjunjëzojë. Do të jetë dita jonë, dita e qytetarëve të lirë. Më 10 shkurt na pret Tirana.

Do të punojmë me këtë energji njerëzore që na kërkon të vazhdojmë përpara, pa kthim.

Ju përshëndes nga Burreli, ku zhvilluam një takim fantastik, me njerëz të mirë e me kohë të mirë.