", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/January/31/auto_5496359_2339801-1_ls1769890412.jpg", "width": 900, "height": 599 } }

Lajçak përfshin Gjukanoviçin në dosjet e Epsteinit, reagon Ish presidenti malazez

Emri i Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, përmendet në dosjet e ndërlidhura me të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Emri i Gjukanoviç përmendet në mesazhet që Epstein dyshohet se ka shkëmbyer me politikanin sllovak Miroslav Lajcak.

Në njërin nga mesazhet, Lajçak shkruan se presidenti i Malit të Zi “po i gëzohet vizitës sonë”.

Epstein i përgjigjet Lajçakut: “Ndoshta ai duhet t’i ofrojë strehim Donaldit”.

Lajçak përgjigjet se “pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”.

Më pas, Epstein i shkruan Lajçakut se ish-avokati i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Michael Cohen, dhe ish-këshilltari i Trumpit, Paul Manafort, “të dy janë fajtorë”, duke shtuar “fillimi i fundit”.

 

Në një reagim në rrjetin social X, Milo Gjukanoviç tha se nuk e njihte Jeffrey Epstein dhe se nuk kishte pasur kurrë ndonjë komunikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me Epsteinin.

"Në përgjigje të interesit të shpeshtë të medias në lidhje me publikimin e komunikimeve të të ndjerit Jeffrey Epstein, ju informoj se nuk e njihja Epstein, as nuk kam pasur ndonjëherë komunikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me të. Prandaj, kuptohet, nuk mund të dëshmoj për besueshmërinë e bisedave të publikuara të Epstein, as për vizitat e tij të mundshme në Mal të Zi," shkroi Gjukanoviç në llogarinë e tij në rrjetin X.