VIDEO/ Rei Manaj pritet si hero nga tifozët e klubit turk

Rei Manaj është pritur si hero nga tifozët e Sivasporit. Rikthimi i tij ka parë qindra tifozë, që të zhvendoseshin në aeroport.

https://streamin.link/v/5e76a5c1

FIFA zhbllokoi merkaton e klubit turk vetëm dy ditë më parë.

Kështu Manaj do të jetë i gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit, pasi vendosi të ndajë rrugët me Sharjah.

Manaj kishte kërkuar dy mijë tifozë në aeroport për rikthimin e tij.

Tashmë do të luajë në Ligën e Parë turke me klubin që synon ngjitjen përmes “play off”.