Mesazhi i tij është pritur pozitivisht nga tifozët bardhezi, të cilët shohin te mesfushori shqiptar një lojtar me karakter, ambicie dhe mentalitet luftarak, në përputhje të plotë me filozofinë e klubit.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/January/31/auto_asllani1769874935.png", "width": 900, "height": 557 } }

‘Kam lindur shqiponjë’/ Mesazhi i fortë i Kristjan Asllanit për tifozët e Beshiktashit

Klubi i Beshiktashit ka publikuar në rrjetet sociale një video të shkurtër të Kristjan Asllanit, ku mesfushori shqiptar prezantohet për herë të parë para tifozëve të tij të rinj me një mesazh të fortë motivues.

Duke folur në italisht, dhe jo në shqip, Asllani ka lidhur origjinën e tij shqiptare me simbolin e klubit turk, shqiponjën, duke dhënë një deklaratë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve.

“Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim. Një shqiponjë nuk tërhiqet kurrë mbrapa dhe unë do e tregoj. I lindur për të fluturuar dhe i krijuar për të luftuar. Asnjë frikë, asnjë justifikim. Vetëm zemër. Përqendrim maksimal. I lindur shqiponjë, gjithmonë shqiponjë”, shprehet Asllani në videon e publikuar nga Beshiktashi.

Mesazhi i tij është pritur pozitivisht nga tifozët bardhezi, të cilët shohin te mesfushori shqiptar një lojtar me karakter, ambicie dhe mentalitet luftarak, në përputhje të plotë me filozofinë e klubit.