Noka: Rikthimi i padëshiruar i Elisa Spiropalit në Vlorë, dëshmi e lodhjes së qytetarëve nga premtimet boshe
Në një postim në rrjetin e tij social, Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, u shpreh se vizita e Elisa Spiropalit në Vlorë, e shoqëruar nga reagimet e ashpra të tregtarëve të qytetit, shënon një “rikthim të padëshiruar” të përfaqësuesve të qeverisë në këtë zonë.
Noka e komentoi ngjarjen si një pasqyrim të lodhjes dhe frustrimit të qytetarëve dhe tregtarëve vlonjatë ndaj një qeverisjeje që, sipas tij, vazhdon të mbështetet në propagandë dhe premtime të pambajtura.
Postimi:
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka publikuar një video nga vizita e sotme e Elisa Spiropalit në Vlorë, ku ajo përballet me reagimet e tregtarëve, të cilët me një gjuhë të ashpër e kundërshtojnë prezencën e saj dhe e përzënë.
Noka e cilëson këtë episod si një “rikthim të padëshiruar”, duke theksuar se qytetarët dhe tregtarët vlonjatë janë të lodhur nga propaganda dhe premtimet boshe të qeverisë.