SYRI TV/ KQZ shpall rezultatin final: Vetëvendosje fiton 51% të votave

Kosova përfundoi këtë 30 dhjetor procesin e numërimit të votave, dhe kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi këtë të shtunë rezultatin final. Në të njëjtën konferencë u njoftuan edhe numri i përfaqësuesve të çdo partie në Kuvendin prej 120 ulëseve.

Vonesa në nxjerrjen e rezultateve erdhi si pasojë e rinumërimit të fletëve të votimit, pas dyshimeve për manipulime me votat e kandidatëve për deputetë. Ky rinumërim nxori në pah se disa kandidatë kishin numra që nuk përputheshin, në disa raste deri në 6000 vota. Megjithatë, partitë nuk u cënuan, duke mos ndryshuar rezultatin e shpallur në fillim. Për disa zyrtarë, ky ka qenë "procesi më i komprometuar zgjedhor" në Kosovë, pasi vendi është lavdëruar shpesh nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare për organizimin e proceseve zgjedhore të drejta dhe transparente. Pas certifikimit të rezultateve, hapet rruga për formimin e institucioneve të reja.

Në Kosovë u publikua sot rezultati final i zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të shkuar. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 51 përqind të votave, duke lënë pas partitë e tjera. 57 ulëset që zotëron në Kuvendin prej 120 vendesh e ndihmojnë Albin Kurtin të krijojë pa vështirësi qeverinë e re. Procesi i shpalljes së rezultatit u vonua për shkak të ndërhyrjeve në rezultatin e votave, çka u dëshmua edhe nga rinumërimi me kandidatë që kishin përfituar deri në 6 mijë vota më shumë. Kjo anomali nuk preku rezultatin e partive.