SYRI TV/ Kurbin, Këshilli Bashkiak në ngërç! Këshilltarët e opozitës: Situata e qëllimshme

Këshilli Bashkiak i Kurbinit, prej disa mbledhjesh, është në ngërç për shkak të mungesës së këshilltarëve dhe mosplotësimit të kuorumit të nevojshëm. Një pjesë e çështjeve të rëndësishme, të cilat janë për t’u miratuar, janë bllokuar, ndërkohë që këshilltarët e opozitës thonë se situata është e qëllimshme. Ata theksojnë se duan të përdorin opozitën për miratimin e vendimeve me rëndësi.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Kurbinit, e planifikuar për në 30 janar 2026, nuk u zhvillua për shkak të mosplotësimit të kuorumit. Anëtarët e opozitës shprehen se kjo situatë po përsëritet shpesh dhe, sipas tyre, është e qëllimshme që këshilltarët e djathtë të plotësojnë kuorumit. Ata deklarojnë se arsyeja e mungesës së anëtarëve të tjerë nuk u sqarua dhe e konsiderojnë këtë mënyrë funksionimi të papranueshme.

Në rendin e ditës ishte parashikuar diskutimi për miratimin e ndihmës ekonomike, çka, sipas opozitës, e bën situatën më shqetësuese. Opozita paralajmëron se do të vijojë ta braktisë mbledhjen nëse kjo situatë vazhdon. Mbledhja e radhës është parashikuar për më 3 shkurt. Jashtë kamerave, qytetarët shprehen se ndjehen të papërfaqësuar, pasi të zgjedhurit prej tyre nuk marrin pjesë në këshill.