Berisha: Rama do ishte i gatshëm t’i shkrinte dhe plumb në vesh Lubisë, por nuk i prek dot një qime floku se ajo e merr me vete

Sali Berisha komentoi refuzimin e Kuvendit për të hequr mandatin e Ballukut, duke theksuar se ky ishte një veprim mbrojtës i Edi Ramës, i cili ka frikë nga Lubia.

Ai shprehu bindjen se nëse nuk do të kishte këtë frikë, Rama do të ishte i gatshëm të shkonte deri në ekstreme për të shpëtuar nga ky ndikim, madje do të kishte shkuar deri atje sa t’i jepte një "plumb në vesh" Lubisë.

Megjithatë, Berisha theksoi se frika e Ramës ka të bëjë me faktin se ai nuk mund ta preki as një qime floku të Lubisë, e cila, sipas tij, ka të dhëna të fuqishme që mund ta shkatërrojnë. Ai gjithashtu përmendi një ngjarje të fundit në Divjakë, ku Rama, sipas Berishës, humbi plotësisht kontrollin para Lubisë.

Pjesë nga biseda:

Eduard Hasa: Kuvendi refuzoi heqjen e mandatit të Ballukut të kërkuar nga SPAK. Mos është ky një veprim mbrojtës i Ramës sepse ka frikën e tij?

Sali Berisha: Është vetëm ky dhe asgjë tjetër. 
I nderuar, më fal se do të përsëris një frazë vulgare. Po të mos ishte ky fakt, për të shpëtuar nga Lubia, Edi Rama do ishte i gatshëm t’i shkrinte dhe plumb në vesh, në gjumë. Por është ky fakt që nuk i prek dot një qime floku, dhe që ajo i thotë; unë të marr me vete, çdo 2-3 ditë. Dhe faktikisht e patë ju si i merrej goja para saj dje në Divjakë, si e humbi komplet.