Berisha: Programi ynë e ka shtyllë kryesore rikthimin e shqiptarëve në Shqipëri
Sali Berisha, Kreu i PD-së, theksoi se një nga objektivat kryesore të programit të Partisë Demokratike është rikthimi i shqiptarëve në atdhe dhe krijimi i mundësive për investime.
Ai përmendi periudhën 2009-2013, kur 180 mijë familje shqiptare u kthyen në Shqipëri, duke nënvizuar se një nga arsyet për largimin e mëvonshëm të qytetarëve është mungesa e mundësive reale për investime.
Berisha paraqiti disa nga masat që PD ka në program, si ulja e taksave për ata që kthehen dhe investojnë, ofrimi i kredisë për biznese dhe mundësitë për strehim, duke theksuar se këto janë hapa të rëndësishëm për të krijuar një mjedis të favorshëm për shqiptarët që duan të kontribuojnë për zhvillimin e
Pjesë nga biseda;
Gentian Duraj: Zoti Berisha, po bëj 10 ditë që kam ardhur për vizitë tek vajza në Itali. Kam biseduar këto ditë me shumë shqiptarë, të gjithë thonë se duan të investojnë në vendin tonë, por nuk ka garanci. Çfarë zgjidhje do u jepet për t’u kthyer të gjithë ata që duan të kthehen dhe të investojnë?
Sali Berisha: Ju siguroj se një nga qëllimet më kryesore të programit tonë është rikthimi i shqiptarëve dhe ne e realizuam atë në vitet 2009-2013, 180 mijë familje shqiptare u kthyen.
Ndërkohë që, këto kohë kanë ikur nga Shqipëri rreth 45 përqind e popullatës.
Pra, krijimi i një gare të ndershme në Shqipëri, përjashtimi nga taksat për 5 vite i të gjithë atyre që kthehen dhe investojnë kursimet në këtë vend, kredi për biznese, për strehim për familjet e tyre, janë nga pikat e rëndësishme të programit tonë për rikthimin e shqiptarëve në Shqipëri.