'Kishte vajza të jashtëzakonshme', zbulohet e-maili i ish-sekretarit të Përgjithshëm i KE me Epstein pas vizitës në Shqipëri

Edhe ish-sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës Thorbjørn Jagland është zbuluar se ka komunikuar me Jeffrey Epstein më 25 maj 2012, një ditë pas një vizite zyrtare në Shqipëri.

Në komunikimin me email, Jagland i shkruan shkurt Epsteinit: “Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”.

Email-i është dërguar më 25 maj 2012, ndërsa vizita zyrtare e Jagland në Shqipëri është zhvilluar më 24 maj 2012, sipas axhendave dhe burimeve publike.

Sipas arkivave zyrtare, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Jagland ka zhvilluar takime institucionale në kuadër të angazhimeve të Këshillit të Europës në Shqipëri.

Thorbjørn Jagland ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, institucioni paneuropian që mbikëqyr demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në 47 vende. Ai ka qenë gjithashtu ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm i Norvegjisë.