Berisha: Rama është i trembur sepse dosja Balluku dhe dosja e AKSHI-t janë dosjet e tij
Berisha, ka reaguar ashpër ndaj frikës dhe panikut që, sipas tij, ka kapur kryeministrin Edi Rama për shkak të hetimeve në lidhje me dosjet që rëndojnë mbi të.
Berisha theksoi se, megjithë përpjekjet e tij për të shpëtuar nga akuzat dhe lidhjet me kartelet e drogës, Rama nuk mund të shpëtojë dot nga pasojat e veprimeve të tij. Ai e lidh këtë frikë të Ramës me dy dosje kyçe dosjen e ministrit të Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), të cilat sipas Berishës, janë direkte dhe të pandashme nga vetë kryeministri.
Për Berishën, këto dosje janë ato që e "nxjerrin në pah" përgjegjësinë e Ramës dhe janë shkaku i nervozizmit dhe arrogancës së tij.
Fjala e tij:
Rama është i tmerruar. Rama po bën gjithçka në botë, po shpenzon dhjetëra e qindra milionë që të dalë nga rrethi i kuq, por Rama nuk del nga rrethi i kuq.
Rama nuk shpëton dot nga lidhjet e tij me kartelet e drogës, të cilat tashmë janë evidentuar.
Por duhet t’u them se dosja Balluku dhe dosja e AKSHI-t janë dy doje që rëndojnë si gur të rëndë, si plumb mbi shpatullat dhe trupin e tij sepse ato faktikisht janë dosja Rama.Pra nuk është dosja e Mirlindës, as e Belindës, dosja është e Ramës dhe Lindës së Surrelit dhe këtu janë problemet themelore.
Prandaj ai është kaq i tronditur, kaq në panik sa edhe fjalës normale të një fermeri i përgjigjet me arrogancën e një harbuti duke mos kontrolluar veten.