Zyrtare/ Fermín López rinovon kontratën me Barcelonën deri në vitin 2031

Barcelona bëri zyrtare këtë të premte rinovimin e kontratës së Fermín Lópezit, 22 vjeç, deri në vitin 2031. Me këtë hap, klubi katalanas siguron të ardhmen e një prej lojtarëve që ka evoluar më shumë në sezonet e fundit, duke u bërë një element kyç për Hansi Flick dhe një emër i kërkuar në merkato. Vetëm të kujtojmë se verën e kaluar Chelsea dhe Bayerni tentuan ta nënshkruanin, por Fermín vendosi të qëndronte te klubi i tij i zemrës.

Barça i ofroi lojtarit një kontratë të përmirësuar, pothuajse dyfishimin e pagës aktuale, me objektiva që mund t’i konsolidojë në kontratë dhe zgjatje të dy viteve nga kontrata e mëparshme, që përfundonte në 2029. Kështu, marrëveshja u shtri deri në vitin 2031, ndërsa klauzola e lirimit mbetet 500 milionë euro.

Klubi theksoi se rinovimi i Fermín është një strategji afatgjatë, duke vlerësuar rritjen e tij në ekip dhe besnikërinë ndaj Barcelonës, që nga viti 2013 kur mbërriti në La Masia.

Sezonin e këtij viti, Fermín ka një rol vendimtar në sulm. Së bashku me Lamine dhe Olise janë ndër lojtarët e paktë të ligave kryesore europiane me dy shifra te golat dhe asistet. Mesfushori andaluz ka arritur 10 gola dhe 11 asistime, përfshirë pasimin më të fundit për Lamine Yamal në fitoren 2-1 kundër Kopenhagenit.