Trump shton presionin ndaj Irani: O marrëveshje të shpejtë, ose…
Presidenti i 47-të i SHBA-ve, Donald Trump, ka rritur tensionet me Iranin, duke njoftuar se një forcë e madhe ushtarake — përshkruar nga ai si një “armadë e fuqishme” — është rrugës drejt rajonit.
Sipas Trump, ky mobilizim është më i madh se ai që u vendos pranë Venezuelës vitin e kaluar dhe është një sinjal i fuqisë së ushtrisë amerikane, me synimin e qartë të dërgimit të një mesazhi të fortë për Teheranin.
“Kemi një armatë të madhe që po shkon drejt Iranit tashmë, është më e madhe se ajo e përdorur në Venezuelë”, ka deklaruar Trump.
Në deklaratat e tij, presidenti theksoi se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që të mos kenë nevojë ta përdorin këtë forcë, por se janë të gatshme për çdo skenar.