SHBA prezanton tankun e teknologjisë së lartë

BAE Systems ka prezantuar prototipin e tij për tankun masiv i cili një ditë do të zëvendësojë automjetin ‘Bradley Fighting’.

Gjenerata e re e Bradley debutoi sot në takimin vjetor të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Uashington, duke zbuluar përmirësimet në hapësirë, energji elektrike dhe forcë të mbrojtjes.

Koncepti i ri është një përmirësim i dizajnit të mëparshëm në një dizajn të teknologjisë së lartë. Sipas BAE, dizajni i ri i tankut mundëson shpejtësi më të madhe dhe ulje të dukshme të shpenzimeve.