Partia e mbështetur nga junta ushtarake korr një fitore dërrmuese në zgjedhjet e Mianmarit

Partia e Bashkimit dhe Solidaritetit (USDP), një parti e mbështetur nga junta ushtarake e Mianmarit, korri një fitore dërrmuese në zgjedhjet e fundit, raportuan mediat shtetërore.

Pas tre raundeve zgjedhore , kjo parti fitoi 232 nga 263 vende në Dhomën e Ulët dhe 109 nga 157 vende në Dhomën e Lartë të parlamentit, sipas rezultateve të fundit, raporton Reuters.

Parlamenti pritet të mblidhet në mars për të zgjedhur një president dhe një qeveri e re pritet të marrë detyrën në prill.

Zgjedhjet filluan më 28 dhjetor dhe vazhduan gjatë pjesës më të madhe të janarit.

Ushtria mori pushtetin në Myanmar me anë të një grushti shteti në vitin 2021 dhe vendi ka qenë në trazira politike që atëherë, me 3.6 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit për shkak të trazirave, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) tha se nuk e mbështeste procesin zgjedhor të Myanmarit, dhe organizatat e të drejtave të njeriut e dënuan votimin si mashtrues.

Qeveria ushtarake e Mianmarit këmbëngul se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme dhe se u mbështetën nga publiku.

Sipas sistemit politik të Myanmarit, ushtrisë i garantohen 25 përqind e vendeve në parlament.