Hidhet shorti i Champions League/ Përballje që premtojnë spektakël drejt rrugës për në finalen e Budapestit
Champions League dhuroi sot një short spektakolar, me përballje të forta dhe duele që premtojnë emocione të mëdha në fazën play-off drejt 1/8-ave të finales.
Gjigantë europianë dhe surpriza të këtij edicioni do të përballen në ndeshje vajtje-ardhje, ku gabimet nuk falen.
Çiftet e shortit:
Monaco vs Paris Saint-Germain
Galatasaray vs Juventus
Benfica vs Real Madrid
Borussia Dortmund vs Atalanta
Qarabağ vs Newcastle United
Club Brugge vs Atletico Madrid
Bodø/Glimt vs Club
Olympiacos vs Bayer Leverkusen
Vëmendja kryesore është te supersfida Benfica – Real Madrid, një duel klasik europian, ndërsa Galatasaray – Juventus pritet të jetë një betejë e vërtetë mes eksperiencës dhe presionit të “ferrit” turk.
Po aq interesant është edhe derbi francez Monaco – PSG, që garanton tension maksimal.
Nga ana tjetër, Newcastle, Atletico Madrid dhe Leverkusen synojnë të konfirmojnë ambiciet e tyre europiane, ndërsa skuadra si Qarabağ dhe Bodø/Glimt kërkojnë të vazhdojnë ëndrrën duke sfiduar emra të mëdhenj.
Ndeshjet e vajtjes dhe kthimit pritet të luhen në javët e ardhshme, ndërsa fituesit do të sigurojnë një vend në 1/8-at e finales, aty ku Champions League hyn në fazën më të nxehtë.