‘Korrupsioni s’ka brirë’, Boçi denoncon mungesën e rrugës në Kodra - Bujars dhe paratë që kanë avulluar...
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka denoncuar më një shënim në faqen e tij në facebook mungesën e rrugës në Kodra-Bujars dhe zhdukjen e parave akoma pa mbaruar investimi.
“Entuziazmi i banorëve ishte i madh pas vite e vite kërkese për rrugën jetike”. “Po kaq i madh dhe mashtrimi që u del para syve sot banorëve”.
“Afatet kanë kaluar, paratë kanë avulluar e rrugë për të qenë rrugë nuk ka”, shkruan deputeti i PD.
Mesazhi:
Për t’i marrë votën njerëzve, në një skemë që u aplikua në të gjithë Shqipërinë para zgjedhjeve të përgjithshme, Bashkia Elbasan i premtoi banorëve të fshatit Kodra-Bujaras, njësia administrative Gjergjan, shtrimin e rrugës duke i plasur tabelën me shifrën 1 miliard te investimit.
Entuziazmi i banorëve ishte i madh pas vite e vite kërkese për rrugën jetike.
Po kaq i madh dhe mashtrimi që u del para syve sot banorëve.
Afatet kanë kaluar, paratë kanë avulluar e rrugë për të qenë rrugë nuk ka.
Dhe Kodra-Bujarsi nuk është i vetëm.
Korrupsioni s’ka brirë zoti SPAK!