‘Jo dhe aq të rinj’, Gent Hazizi tregon mbi filmin: Pasqyrë e jetës së përditshme të njerëzve të zakonshëm

Në një kohë kur kinemaja shqiptare shpesh dominohet nga figura të karikaturizuara dhe histori të ngjashme, një prodhim i ri vjen për të sfiduar pritshmëritë. “Jo dhe aq të rinj” është filmi më i ri me skenar dhe nën interpretimin e aktorit Gent Hazizi, i cili sjell një frymë të re dhe urbane, duke u larguar qëllimisht nga klishetë e personazheve “të fortë” me mjekër dhe armë.

Në një intervistë për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, të dhënë së fundmi, Hazizi ka zbuluar prapaskenat e këtij projekti ambicioz, duke e përshkruar si një pasqyrë të jetës së përditshme të njerëzve të zakonshëm. Sipas tij, personazhet e filmit janë “urbanë, inatçorë, pa skrupuj, por njerëzorë”. Ata përfaqësojnë atë që Azizi e quan “publiku gri”, shtresa e shoqërisë që nuk merret drejtpërdrejt me politikë, por që përballet me sfidat e vogla dhe të mëdha të jetës.

Projekti ka pasur një rrugëtim interesant nga koncepti në ekranin e madh. Fillimisht, materiali i xhiruar arrinte në 250 minuta, i menduar për një format serial. Megjithatë, së bashku me regjisorin dhe producentin Dionis Papa Dimitri, u mor vendimi për ta shndërruar në një film 100-minutësh për kinema. “Pse të mos e provojmë? Askush nuk e ka bërë më parë,” shprehet Azizi, duke theksuar dëshirën për të sjellë diçka ndryshe.

Në kast spikasin emra të njohur si Indrit Çobani, Gent Deçka, Çubi Metkaj, Bujar Asqeriu, Rita Lati, si dhe një rikthim i shumëpritur i aktorit Kosta Kameri. Azizi shpjegon se të shkruarit e skenarit ishte më e lehtë pasi u përzgjodhën aktorët, pasi mund t'i përshtaste batutat dhe dialogët specifikisht për stilin e tyre.

Një nga aspektet më befasuese të prodhimit, siç rrëfen vetë Hazizi me humor, ka qenë financimi. Ndryshe nga shumë projekte që përballen me vështirësi financiare, “Jo dhe aq të rinj” ka pasur mbështetjen e një sponsori unik, gjë që e ka lehtësuar të gjithë procesin. “I vetmi problem që ka pasur ky serial është se nuk ka pasur probleme me lekët,” pohon ai, duke theksuar se kjo liri i ka lejuar ekipit të fokusohet plotësisht te pjesa kreative.

Duke shmangur dhunën e pajustifikuar dhe skenarët e çuditshëm që kanë mbushur ekranet kohët e fundit, “Jo dhe aq të rinj” , synon sipas Hazizit, të jetë një film “kundër-rrymë”, një propozim i freskët dhe argëtues për publikun shqiptar, i cili aktualisht po shfaqet në Kinema Millennium.

Duket, ndjehet që ka një frymë jo si qëllim në vetvete për të bërë film. Ka një frymë për ca fytyra të mira që i kishim, jo nga këto aktorët me mjekër të zezë, të fortë, me armë. Janë të gjithë personazhe që në titull, jo dhe aq të rinj. Se janë të gjithë, siç jemi ne në jetën e përditshme. Që jemi inatçorë, pa skrupuj, jemi... po të paktën janë urbanë. Janë persona urbanë. Edhe në jetën e përditshme. Në fakt, po janë persona urbanë. Janë ato, ke parasysh që kanë probleme me këto gjërat e vogla. Është, si me thënë, ai që themi, kur thuhet, nuk merret me politikë. Kjo është gjëja e mirë që nuk merret me politikë. Dhe është për atë publikun gri që i themi ne, elektorati gri. Ashtu. është për atë, për atë që jemi siç jemi të gjithë, siç jam unë, siç je ti, siç... Ti merresh një çikë me politikë, po...

Po është një çikë sepse... Atëherë, ne e nisëm, ne kemi xhiruar 240 minuta, 250 minuta që është, që është sitcom-i, po flasim. Serial, që do dali së shpejti në kanal në YouTube. Dhe unë i them Dionisit, Papa Dimitrit, që është edhe producent edhe regjisor, ë, i them, ore pse s'e bëjmë, ta presim, ta bëjmë 100 minuta dhe ta shfaqim në kinema. The se ka bërë njeri. Thashë ta provojmë. Se nuk është se e ndan gjë nga filmi atë, përveç po flasim këtë atmosferën që ka filmi. Fillojmë me Xhevdet Ferrin dhe njerëz dhe fate. Ka qenë një film i suksesshëm po flasim, përveç, përpos brand-it. Dhe unë duke qenë se vij nga një, po flasim, brand që ka qenë Familja Kuqezi, po flasim serial komik në... Sigurisht, e njohim shumë mirë. Edhe, këtë i thashë Nisit, i thashë, sepse gjithmonë nga publiku, vinin thonin, komentet ishin, "ore pse nuk i bëni tre-katër seri bashkë?".

Po pra, tre-katër seri bashkë sepse ti kur sheh një seri ti je i predispozuar do t'i shohësh rresht dhe nuk do të presësh një javë. Dhe unë them tash që janë mësuar prej Netflixit t'i shohin... Po thashë hajde ta bëjmë 100 minuta dhe është, e shfaqim në kinema. Edhe, po shkon mirë. Çfarë ka ndodhur këto ditë, më trego pak. Po shkon mirë. Çfarë, Nomi, Nomi, jo dhe aq të rinj, që flasin në rrugës. Po e kanë parë dhe sot është në orën 5 në Kinema Millennium se kemi ca orare, se ngaqë është kinemaja në qendër, njerëzit tentojnë gjithmonë që të dalin. Ne duam ato njerëzit që rrinë. Ato, ai, ai publiku gri. Ai që del nga zyra edhe shkon... Që ka mbaruar atë orarin e punës edhe shkon. Më trego pak për këtë humorin e brendshëm, se nëse themi urban, edhe batutat kanë një... Pa diskutim. Kanë një stil tjetër, një shkrim tjetër. Kështu që i vetmi problem që ka pasur seriali, është që s'ka pasur problem lekët. Ky ishte i vetmi problem. Pa shiko! Nuk është se ka pasur probleme me lekësh sepse ti kur merr shumë sponsorë, ti je i detyruar...