Pogradec/ Zbulohet lokali ku u shitej drogë të miturve! 15 vjeçarit i gjejnë dozën, sapo ia kishte shitur pronari
Një 49 vjeçar u arrestua në Korçë pasi u shiste drogë të miturve. Kastriot Sulstarova kishte një lokal në lagjen nr 1 të Pogradecit ku dhe e përdorte si ambient për të shitur drogë duke mos kursyer as të mitur.
Në momentin e arrestimit në local është gjetur një 15 vjeçar i cili sapo e kishte blerë dozën nga 49 vjeçari nga fshati Buçimas, Pogradec.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi në lagjen nr. 1, Pogradec, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal edhe për një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar cannabis, të cilën ia kishte shitur shtetasi K. S.