Aksident në aksin Shishtavec-Kukës, plagoset një këmbësore
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 06:15 në aksin rrugor Shishtavec–Kukës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi me inicialet G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, e cila po lëvizte në këmbë.
Si pasojë e përplasjes, e dëmtuara është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtories Vendore të Policisë Kukës për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, këmbësore.
Shtetasja Sh. N. është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Kukës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.