Anri Bala: Rama mund të jetë maskarai më i madh në vend, Prokuroria dhe Gjykata janë nën pushtetin e tij

Një debat i ashpër televiziv ka vënë në pah dy këndvështrime të kundërta mbi përgjegjësinë e Kryeministrit Edi Rama dhe rolin e institucioneve të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Në qendër të diskutimit ishte pyetja themelore: A i takon kreut të qeverisë të vërtetojë pafajësinë e tij përballë akuzave publike, apo ky është ekskluzivisht detyrë e organeve ligjzbatuese?

Njëri nga opinionistët në studion e emisionit “Çim Peka Live”, Anri Bala, argumentoi me forcë se kryeministri ka detyrime parësore që shkojnë përtej ligjit formal.

Sipas tij, Rama ka detyrimin moral dhe politik “të mos jetë bashkëpunëtor me krimin, të mos vjedhë, dhe të mos falë copa të Shqipërisë për interesa personale”.

Ky qëndrim thekson se barra e përgjegjësisë bie direkt mbi liderin politik për të garantuar integritetin e tij.

“Rama mund të jetë maskarai më i madh që ka lindur në këtë vend, por nuk është Rama që e ka detyrë të provojë që është maskara. Mund të jetë hajdut. Po si t'ia bëjmë hajdutit po them?

Tani kush e licencon hajdutin? Prokuroria dhe gjykata. Tani, nëse prokuroria dhe gjykata nuk funksionon kundër hajdutit dhe gjithë kësaj skeme...

Kush është problemi? Problemi është se s'ka detyrim Rama të zbulojë që është i fajshëm vetë. Se këta që vjedhin të gjithë, nuk dalin nëpër televizor e thonë 'unë kam vjedhur'. Thotë policisë, prokurorisë 'hajde më kap'. Edhe gjykatës, madje 'vërtetoje që kam vjedhur'. Tani ne, ku ka vende që nuk ka hajdutë? Ku ka vende që s'ka kriminelë? Ku ka vende që s'bëhet korrupsion? Hajde ma thoni. Problemi është ta kapim. Dhe Rama është tjetër pushtet. Ne po flasim për pushtetin e Ramës. Pushteti i Ramës sot është ekzekutivi dhe legjislativi”, tha gazetari Anri Bala në “Çim Peka Live”.