Balliu: Lirohen hajdutët e bashkisë, drejtësia s’konfiskon asnjë cent nga vjedhjet
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas lirimit të zyrtarëve të bashkisë të akuzuar për korrupsion.
Në një postim ironic në Facebook, Balliu shprehet se ndërsa hajdutët e pushtetit lirohen, qytetarët ndëshkohen për shkelje të vogla si parkimi i gabuar.
Ai ngre një pyetje thelbësore për drejtësinë shqiptare: ku janë paratë e vjedhura, kur deri më sot nuk është konfiskuar asnjë cent nga aferat korruptive?
Postimi i plotë:
U liruan edhe hajdutët e bashkisë.
Ndoshta s’kanë faj; duhen liruar qelitë për ata që parkojnë dysh.
Por një pyetje: ku janë paratë që vodhën këta hajdutë të pushtetit, kur drejtësia jonë nuk ka konfiskuar asnjë cent?